Yakin tregon se a do të kthehet Xhaka si kapiten te Zvicra

Yakin tregon se a do të kthehet Xhaka si kapiten te Zvicra

Yakin tregon se a do të kthehet Xhaka si kapiten te Zvicra

Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin, ka konfirmuar se Granit Xhaka do ta mbajë shiritin e kapitenit të kombëtares zvicerane edhe pas rikthimit të tij.

Sponsor 3M Express

Zvicra dhe pa Granit Xhakës arriti t’i fitojë katër ndeshje radhazi, duke konfirmuar se edhe pa kapitenin helvetikët, mund të fitojnë ndeshje.

“Graniti është kapiteni ynë”, ka thënë Yakin, shkruan “Blick”.

Yakin ka bërë të ditur se lojtarët janë ata që vendosin për kapitenin e ekipit, por rikthimi i Xhakës pritet ta rikthejë edhe atë në rolin e liderit të përfaqësueses.

“Por kur të kthehet Graniti, me siguri do t’i diskutojmë të gjitha këto”.

Në mungesë të Xhakës, shiritin e kapitenit në katër ndeshjet e para të edicionit të pestë të Ligës së Kombeve e ka bartur Manuel Akanji.

Mbrojtësi i Manchester Cityt gjithashtu ka shprehur dëshirën që Xhaka të rikthehet sa më shpejt te përfaqësuesja zvicerane, duke vlerësuar rëndësinë e tij për ekipin.

“Shpresoj shumë, sepse na duhen lojtarët më të mirë të mundshëm në ekipin kombëtar”, tha Akanji.

Edhe pse e kreu në mënyrën më të mirë të mundshme detyrën e kapitenit, Akanji thotë se “Xhaka është kapiteni i Zvicrës”.

“Gjithçka do të mbetet e njëjtë dhe Xhaka do ta mbajë përsëri shiritin e kapitenit”, është shprehur Akanji.

Xhaka nuk ishte pjesë e grumbullimit për ndeshjet e Ligës së Kombeve pasi pranoi se ka falsifikuar certifikatën për vaksinimin kundër COVID-19. /Telegrafi/

Lexo edhe

“Ka 4 fëmijë”, mikesha e Justina Shiroka Pula tregon anën e panjohur të presidentes së re

“Ka 4 fëmijë”, mikesha e Justina Shiroka Pula tregon anën e panjohur të presidentes së re

Gazetari shqiptar paralajmëron publikimin e fotove intime të deputetit të Kosovës

Gazetari shqiptar paralajmëron publikimin e fotove intime të deputetit të Kosovës

Roma dhe Juventusi pas Doumbias, Sporting vendos “mur” prej 80 milionë eurosh

Roma dhe Juventusi pas Doumbias, Sporting vendos “mur” prej 80 milionë eurosh

Yakin tregon se a do të kthehet Xhaka si kapiten te Zvicra | Momenti