Kurti: Tani që institucionet janë funksionale, koha nuk duhet të çohet dëm

Kurti: Tani që institucionet janë funksionale, koha nuk duhet të çohet dëm

Kurti: Tani që institucionet janë funksionale, koha nuk duhet të çohet dëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas përfundimit të procesit të formimit dhe funksionalizimit të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Sponsor 3M Express

Kurti ka thënë se për përmbylljen e këtij procesi është shpenzuar shumë energji, duke përfshirë konstituimin e Legjislaturës së XI-të të Kuvendit, formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentes së re të Kosovës.

Ai ka bërë të ditur se presidentja e re, Justina Shiroka-Pula, të mërkurën ka pranuar zyrtarisht detyrën nga ushtruesja e deridjeshme e detyrës së presidentes, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.

“Mbrëmë profesoresha Justina Shiroka-Pula u zgjodh presidente, e sot pranoi zyrtarisht detyrën nga ushtruesja e deridjeshme e saj, kryetarja e Kuvendit të Republikës, znj. Albulena Haxhiu”, ka shkruar Kurti.

Sipas kryeministrit, tashmë janë krijuar kushtet për funksionimin e institucioneve pa pengesa dhe përqendrimin në punën e tyre.

“Tani që janë krijuar kushtet për punë pa pengesa, zelli duhet të shtohet e koha nuk duhet të çohet dëm”, ka theksuar Kurti.

Ai ka thënë se puna e institucioneve duhet të jetë në shërbim të qytetarëve dhe në përmbushje të zotimeve dhe programit qeverisës.

“Në shërbim të qytetarëve, për të mirën e përbashkët dhe në përmbushje të zotimeve e të programit tonë qeverisës”, ka shkruar kryeministri.

Në fund të reagimit, Kurti ka uruar edhe një herë për përmbylljen e procesit institucional.

“Edhe një herë urime të gjithëve!”, ka përfunduar ai./Telegrafi.

Lexo edhe

Gazetari shqiptar paralajmëron publikimin e fotove intime të deputetit të Kosovës

Gazetari shqiptar paralajmëron publikimin e fotove intime të deputetit të Kosovës

Roma dhe Juventusi pas Doumbias, Sporting vendos “mur” prej 80 milionë eurosh

Roma dhe Juventusi pas Doumbias, Sporting vendos “mur” prej 80 milionë eurosh

Kryetari i Akademisë Kroate të Shkencave dhe Arteve e uron ish-homologen Shiroka-Pula

Kryetari i Akademisë Kroate të Shkencave dhe Arteve e uron ish-homologen Shiroka-Pula

Kurti: Tani që institucionet janë funksionale, koha nuk duhet të çohet dëm | Momenti