Djali i ish-ushtarit të UÇK-së me emocion rrëfen momentin me flamurin e UÇK-së: Iu afrova policëve (VIDEO)

Pamjet me flamurin e UÇK-së në dorë u bënë virale dhe emocionuan krejt shqiptarët.

Sponsor 3M Express

Lirim Jashari, djali i ish-ushtarit të UÇK-së Bajram Jasharit, nuk e la për asnjë moment flamurin në tokë.

Ai në emisionin DPT te Fidani, tregoi më shumë rreth kësaj skene e cila u bë gjatë protestave në Prishtinë, ku u kërkua votimi i ndryshimeve për Ligjin e Speciales.

“Gjithçka filloj kur ne u kthyem dhe u grumbulluam te Sheshi Skenderbeu, pas gjithë atyre skenave që ndodhën. Momenti që Çlirim Haziri, organizatori jonë e ka marrë fjalën dhe ka filluar realisht me përmbyllë protestën, për shkak që eskaloi dhe nuk mbet më asgjë përpos sulmeve të policisë ndaj neve, ka ardhur nëna e Çlirimit aty, si e përjetoi ajo kur e pa gjendjen fizike të Çlirimit, u mërzita shumë. Filluan policia me hedh gaz lotsjellës në mes të turmës, u kthyem krejt prapa dhe në atë moment e kam parë një djalë të ri me flamur, Granit Zogjani, djali i një dëshmori. U ndala për një moment dhe mendova se ndaj kujt po gjuajnë?”, u shpreh ai tepër emocionalisht.

“Edhe pse e mendova rrezikun, e vendosa me ia kap flamurin atij djalit edhe me iu afrua policëve dhe me ju tregu se ndaj kujt janë duke gjuajtur”, tha Jashari në DPT te Fidani.

Lexo edhe

Ambasada gjermane “thellësisht e shqetësuar” pas ndryshimeve në Ligjin për Gjykatën Speciale

Ambasada gjermane “thellësisht e shqetësuar” pas ndryshimeve në Ligjin për Gjykatën Speciale

Molliqaj: Ligji për Specialen, mashtrimi më i madh politik në historinë e Kosovës (VIDEO)

Molliqaj: Ligji për Specialen, mashtrimi më i madh politik në historinë e Kosovës (VIDEO)

Me tekst të shkruar nga vetë ai, Elinel publikon këngën e re (VIDEO)

Me tekst të shkruar nga vetë ai, Elinel publikon këngën e re (VIDEO)

Djali i ish-ushtarit të UÇK-së me emocion rrëfen momentin me flamurin e UÇK-së: Iu afrova policëve (VIDEO) | Momenti