Manchester Unitedi ka regjistruar një fitore të madhe në shtëpi ndaj Romës.

Edhe pse ishte në disavantazh prej dy golave, “Djajtë e Kuq” arritën ta rikthenin në 3-2 për t’i arkëtuar pikët e plota.
Roma e nisi fuqishëm për të kaluar në epërsi përmes Matias Soule, që mori një asistim nga Mora (11’).
Ndërsa, ishte Donyell Malen që e dyfishoi avantazhin duke u treguar i saktë nga pika e bardhë (17’).
Man Unitedi filloi të këndellet në pjesën e dytë. “Djajtë e Kuq” ngushtuan falë Bruno Fernandes që shënoi nga pika e bardhë, penallti faktikisht që do të diskutohet sepse u rigodit për herë të dytë (58’).
Ndërsa, ishte Matheus Cunha që e barazoi rezultatin pas një harkimi preciz të Fernandes (83’).
Kurse tre minuta më vonë, Cunha e vulosi fitoren pas asisitmit të talentit Lacey (86’).
Cunha e kompletoi “paraqitjen perfekte” për të marrë kartonin e dytë të verdhë dhe njëkohësisht u përjashtua nga loja (90+1’).
Kësisoj, Unitedi zë pozitën e 17-të me gjashtë pikë, ndërsa Roma renditet dy pozita më poshtë me katër sosh./Telegrafi/




