Luzha: Politika kërkon marrëveshje, kompromisi nuk është dobësi

Luzha: Politika kërkon marrëveshje, kompromisi nuk është dobësi

Luzha: Politika kërkon marrëveshje, kompromisi nuk është dobësi

“Kompromisi politik është i domosdoshëm për funksionimin e institucioneve dhe nuk duhet të shihet si dobësi apo humbje”, ka deklaruar Besa Luzha në RTK Prime, duke komentuar zhvillimet e fundit politike në vend.

Sipas saj, Kosova ka humbur kohë dhe energji për shkak të cikleve të vazhdueshme zgjedhore, ndërsa natyra e sistemit politik dhe kushtetues kërkon marrëveshje, bashkëpunim dhe balancë të pushteteve.

Sponsor 3M Express

“Esenca e politikës është prej të pamundshmes të arrihet e mundshmja, kompromisi”, tha Luzha.

Ajo e vlerësoi edhe zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në krye të shtetit, duke e përgëzuar për pranimin e përgjegjësisë në një situatë të vështirë dhe me një afat shumë të shkurtër për vendimmarrje.

Luzha tha se marrëveshja e arritur në momentin e fundit ka shmangur një situatë edhe më të rëndë institucionale, ndërsa shprehu shpresën se zgjedhja e presidentes së re do të hapë një faqe të re në zhvillimet politike në Kosovë. “Shpresoj që do ta hapim një faqe të re në kapitullin e zhvillimeve në Kosovë”, tha ajo.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Kush ia dha votën e vetme Eliza Hoxhës për Presidente?

Kush ia dha votën e vetme Eliza Hoxhës për Presidente?

Bebe Rexha e ‘kall’ atmosferën, këndon shqip “Hajde halla e madhe” (VIDEO)

Bebe Rexha e ‘kall’ atmosferën, këndon shqip “Hajde halla e madhe” (VIDEO)

Rusia përballet me mbi 1600 sanksione të reja të BE-së

Rusia përballet me mbi 1600 sanksione të reja të BE-së