LEX | “Paraburgim për shkak të emrit, jo kushteve ligjore” – Besnik R. Berisha paralajmëron ankesë në Apel

LEX | “Paraburgim për shkak të emrit, jo kushteve ligjore” – Besnik R. Berisha paralajmëron ankesë në Apel

LEX | “Paraburgim për shkak të emrit, jo kushteve ligjore” – Besnik R. Berisha paralajmëron ankesë në Apel

Avokati Besnik R. Berisha ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji Gani Gecit, të dyshuar për kanosje ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj.

Sponsor 3M Express

Pas përfundimit të seancës dëgjimore, e cila zgjati gati dy orë, Berisha e ka cilësuar vendimin si absolutisht të padrejtë, të panevojshëm dhe në kundërshtim me praktikën gjyqësore.

“Vendim absolutisht i padrejtë, i panevojshëm dhe në kundërshtim me çdo praktikë gjyqësore. Jemi të bindur se masa e paraburgimit është caktuar për shkak të emrit të përveçëm dhe jo për shkak të kushteve ligjore. Besojmë fuqishëm që ky vendim do të korrigjohet në instancën e Apelit”, ka deklaruar Berisha.

Sipas tij, caktimi i paraburgimit ndaj Gecit nuk ka qenë i nevojshëm dhe nuk mbështetet në kushtet ligjore për shqiptimin e kësaj mase.

Avokati ka theksuar se klienti i tij e respekton lirinë e shprehjes, duke pretenduar se deklaratat e tij janë keqinterpretuar dhe se është krijuar një perceptim i gabuar për qëllimin e kërkesës së Gecit.

“Nuk ka asnjë dilemë që Gani Geci e respekton fjalën e lirë. Ai ka kërkuar që të mos i linçohet familja duke e lidhur me Serbinë dhe të mos pretendohet se familjarët e tij kanë lidhje apo çfarëdo forme asociimi me Serbinë”, ka thënë Berisha.

Ai ka ngritur pretendime edhe për mënyrën se si Prokuroria e kishte paraqitur deklaratën e Gecit, duke përmendur shprehjen “Largoje atë postim se kemi me u vra”.

Sipas Berishës, Prokuroria fillimisht e kishte përfshirë këtë formulim, por më pas e kishte larguar gjatë seancës dëgjimore.

Mbrojtja pretendon se Geci kishte kërkuar largimin e postimit për shkak të përmbajtjes që, sipas tij, e lidhte familjen e tij me Serbinë dhe jo me qëllim të kanosjes së gazetarit.

Berisha ka rikujtuar gjithashtu ngjarjen e 12 tetorit 2001, duke deklaruar se Geci kishte qenë viktimë e një sulmi ku kishin mbetur të vrarë miq të tij, përfshirë edhe një gazetar.

Në fund, avokati ka paralajmëruar kundërshtimin e vendimit në Gjykatën e Apelit, duke shprehur bindjen se masa e paraburgimit do të ndryshohet nga instanca më e lartë gjyqësore.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post LEX | “Paraburgim për shkak të emrit, jo kushteve ligjore” – Besnik R. Berisha paralajmëron ankesë në Apel appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Kurti takohet me komandantin e KFOR-it, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe rajon

Kurti takohet me komandantin e KFOR-it, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe rajon

Studimi zbulon lidhjen mes pijeve me sheqer dhe kancerit të stomakut – çfarë duhet të dini

Studimi zbulon lidhjen mes pijeve me sheqer dhe kancerit të stomakut – çfarë duhet të dini

Avokati Berisha: Paraburgimi prej 30 ditësh ndaj Gani Gecit, i panevojshëm

Avokati Berisha: Paraburgimi prej 30 ditësh ndaj Gani Gecit, i panevojshëm