Avokati i Gani Gecit, Besnik Berisha, pas përfundimit të seancës gjyqësore, ka deklaruar se gjykata ka aprovuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj klientit të tij.
Ai e ka vlerësuar këtë vendim si të papërshtatshëm dhe absolutisht të panevojshëm.

“Me vendimin nuk ndodhi asgjë. Gjykata sapo e përfundoi seancën lidhur me Gani Gecin. Gjykata e ka aprovuar kërkesën për masën e paraburgimit dhe është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Natyrisht, e gjykojmë si vendim të papërshtatshëm, absolutisht të panevojshëm”, ka thënë Berisha./EO
Burimi: Dukagjini




