Lajm i keq për Spanjën, Yamal s’luan ndaj Çekisë

Lajm i keq për Spanjën, Yamal s’luan ndaj Çekisë

Lajm i keq për Spanjën, Yamal s’luan ndaj Çekisë

Sulmuesi i Barcelonës pritet të mungojë në përballjen e radhës të Spanjës ndaj Republikës Çeke, e vlefshme për xhiron e pestë të Ligës së Kombeve.

Shqetësime fizike ka edhe për sulmuesin e Real Sociedadit, Mikel Oyarzabal, i cili po vuan nga gripi. Për këtë arsye, ai ka mbetur në San Sebastián dhe nuk është bashkuar ende me pjesën tjetër të skuadrës së përzgjedhësit Luis de la Fuente.

Sponsor 3M Express

Megjithatë, Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit (RFEF) ka bërë të ditur se të dy futbollistët pritet t’i bashkohen ekipit në ditët në vijim, me synimin që të jenë të gatshëm për ndeshjen ndaj Anglisë, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Metropolitano”.

Federata ka konfirmuar gjithashtu se stafi i saj mjekësor është në kontakt të vazhdueshëm me ekipet mjekësore të Barcelonës dhe Real Sociedadit, për të përcjellë nga afër gjendjen shëndetësore dhe rikuperimin e dy futbollistëve.

Për momentin, mbetet të shihet nëse Yamal dhe Oyarzabal do të jenë në gjendje të rikthehen në kohë për sfidën ndaj Anglisë.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Policia konfirmon rastin e kanosjes me armë në Ministrinë e Ekonomisë, një person shoqërohet në stacion

Policia konfirmon rastin e kanosjes me armë në Ministrinë e Ekonomisë, një person shoqërohet në stacion

Djali i Donika Kadaj-Bujupit kërcënohet me revole në Ministrinë e Ekonomisë: Ma vendosi në kokë

Djali i Donika Kadaj-Bujupit kërcënohet me revole në Ministrinë e Ekonomisë: Ma vendosi në kokë

30 raste të reja me fruth në Kosovë brenda javës së fundit

30 raste të reja me fruth në Kosovë brenda javës së fundit