Barcelona nuk ka shqetësime për gjendjen fizike të Lamine Yamalit, pavarësisht se sulmuesi anësor e përfundoi me lodhje ndeshjen e së dielës, ku katalunasit triumfuan 2-1 ndaj Atletico Madridit.

Sipas gazetares së COPE, Helena Condis, Barcelona dhe vetë lojtari kanë rënë dakord që Yamal të mos udhëtojë drejt Pragës për ndeshjen e ardhshme të Spanjës ndaj Republikës Çeke.
Ky vendim erdhi pasi 19-vjeçari përjetoi lodhje fizike gjatë përballjes me Atleticon, megjithatë, klubi katalunas nuk e konsideron situatën shqetësuese dhe nuk ka raportime për ndonjë lëndim serioz.
Mungesa e Yamalit në udhëtimin e Spanjës është një masë parandaluese, e marrë me marrëveshjen e të dyja palëve, me qëllim që futbollisti të mos rrezikojë gjendjen e tij fizike dhe të rikuperohet plotësisht. /Telegrafi/




