Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj i është kundërpërgjigjur kryeministrit të vendit, Albin Kurti, i cili ka thënë se se gjatë vitit 2025, gjithsej 171 mjekë janë kthyer për të jetuar dhe punuar në Kosovë.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar deputeti i LDK-së, i cili ka thënë se jo 171, por as 17 mjekë nuk kanë ardhur në Kosovë, duke ngritur disa pyetje për Kurtin.
“Jo 12 mjekë që janë kthyer për të punuar në spitalet private, por sa mjekë janë kthyer nga emigrimi dhe janë punësuar me kontrata të rregullta në sistemin publik shëndetësor të Kosovës? Sa prej tyre janë punësuar në QKUK dhe sa në spitalet rajonale?”, ka shkruar Zemaj në Facebook.
Ai ka thënë se kjo është pyetja që kërkon përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë dhe SHSKUK-ja.
“Jo propagandë, por emra, numra dhe dëshmi të punësimit. Qyetaret dhe pacientet nuk po kërkojmë statistika për licencime, ligjërata apo angazhime të përkohshme. Po kërkojmë të dijnë sa prej tyre janë kthyer për të punuar në institucionet publike shëndetësore.”, ka shkruar Zemaj. /Klankosova.tv




