Xhiroja spektakolare: Ylli rrëzoi liderin, Prishtina mposhti pejanët në sekondën e fundit

Xhiroja spektakolare: Ylli rrëzoi liderin, Prishtina mposhti pejanët në sekondën e fundit

Xhiroja spektakolare: Ylli rrëzoi liderin, Prishtina mposhti pejanët në sekondën e fundit

Xhiroja e tetë e Superligës së Kosovës në basketboll solli super ndeshje dhe emocione të shumta në fundjavë.

Sponsor 3M Express

Ylli e sfidoi ballëlartë liderin që kryesonte tabelën, duke shënuar fitore bindëse ndaj tij me rezultat 105:86.

Suharekasit treguan paraqitje shumë të mirë në këtë përballje ndaj Bashkimit, me një kontroll të lojhës dhe rezultatit.

Te Ylli, më i dalluari ishte Davontrey Thomas, i cili realizoi “double-double” me 25 pikë e dhjetë kërcime, duke dhënë kontribut të rëndësishëm në triumfin e skuadrës së tij.

Në anën tjetër, te Bashkimi u dallua Shannon Shorter me 26 kërcime, ndërsa Divine Myles shtoi 23 pikë, por paraqitja e tyre nuk ishte e mjaftueshme për të shmangur humbjen.

Ekipi nga Suhareka numëron pesë fitore e tri humbje pas tetë xhirosh, kurse skuadra prizrenase gjashtë fitore e dy humbje.

Edhe Kampionët në fuqi, pa problem e tejkaluan Rahovecin,

Trepça triumfoi ndaj Rahovecit me rezultat 92:58.

“Xehetarët” dominuan takimin nga fillimi deri në fund, ndërsa Vreshtarat nuk arritën t’iu bëjnë ballë.

Më i dalluari te ekipi mitrovicas ishte Kenneth Hasbrouck, i cili e përfundoi ndeshjen me 19 pikë.

Trepça ka gjashtë fitore e dy humbje, kurse Rahoveci 029 dy fitore e gjashtë humbje.

Në këtë xhiro u shënua edhe një rikthim spektakolar i Sigal Prishtinës ndaj Pejës.

Prishtrinasit  shënuan fitore dramatike në udhëtim ndaj Pejës me rezultat 79:80. Një trepikësh i Arbër Sinanit në sekondën e fundit i siguroi kryeqytetasve fitoren në derbin e vjetër të basketbollit kosovar.

Kjo ishte fitorja e parë e Sigal Prishtinës ndaj Pejës këtë sezon.

Edhe ekipi tjetër nga Prishtina, Bora, arriti të fitojë në udhëtim ndaj Vëllaznimit me rezultat 79:72.

Dy minuta e 35 sekonda para përfundimit, rezultati ishte i barabartë 67:67, por Bora u tregua më e saktë në momentet vendimtare, duke realizuar 12 pikë kundrejt pesë të vendasve për të siguruar fitoren. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Rutte viziton Norvegjinë, merr pjesë në Forumin e së Ardhmes së Atlantikut

Rutte viziton Norvegjinë, merr pjesë në Forumin e së Ardhmes së Atlantikut

Vrasja e Arlinda Zekajt, MD-ja dhe MPB-ja me raport të përbashkët

Vrasja e Arlinda Zekajt, MD-ja dhe MPB-ja me raport të përbashkët

Incident në Ministrinë e Ekonomisë, një person përfundon në Polici

Incident në Ministrinë e Ekonomisë, një person përfundon në Polici

Xhiroja spektakolare: Ylli rrëzoi liderin, Prishtina mposhti pejanët në sekondën e fundit | Momenti