Djali i Donika Kadaj-Bujupit kërcënohet me revole në Ministrinë e Ekonomisë: Ma vendosi në kokë

Djali i Donika Kadaj-Bujupit kërcënohet me revole në Ministrinë e Ekonomisë: Ma vendosi në kokë

Djali i Donika Kadaj-Bujupit kërcënohet me revole në Ministrinë e Ekonomisë: Ma vendosi në kokë

Djali i ish-deputetes së Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj-Bujupit, është kërcënuar me armë zjarri gjatë kohës sa ishte në vendin e tij të punës, në Ministrinë e Ekonomisë.

Sponsor 3M Express

Rastin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar vetë djali i Kadaj-Bujupit, duke bërë të ditur se incidenti ka ndodhur gjatë ditës së sotme.

Sipas tij, ai është kërcënuar me revole nga zyrtari i Ministrisë së Ekonomisë, Sami Shaqiri.

Mosmarrëveshja mes tyre kishte nisur lidhur me një komision disiplinor.

Sipas informacioneve të Insajderit, pas kësaj, Shaqiri dyshohet se e ka ndjekur Bujupin deri në tualetin e Ministrisë, ku dyshohet se ia ka vendosur revolen në kokë pas shpinës dhe e ka kërcënuar.

Pas incidentit, Sami Shaqiri është arrestuar.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Rutte viziton Norvegjinë, merr pjesë në Forumin e së Ardhmes së Atlantikut

Rutte viziton Norvegjinë, merr pjesë në Forumin e së Ardhmes së Atlantikut

Vrasja e Arlinda Zekajt, MD-ja dhe MPB-ja me raport të përbashkët

Vrasja e Arlinda Zekajt, MD-ja dhe MPB-ja me raport të përbashkët

Incident në Ministrinë e Ekonomisë, një person përfundon në Polici

Incident në Ministrinë e Ekonomisë, një person përfundon në Polici