Kuvendi i Kosovës ka miratuar futjen në rendin e ditës së seancës së sotme të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Kjo u bë pas mocionit të paraqitur nga Partia Demokratike e Kosovës, i cili mori mbështetjen e 79 deputetëve.
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, njoftoi se mocioni kaloi pa asnjë votë kundër apo abstenim dhe se kjo çështje do të trajtohet si pika e 11-të e rendit të ditës.
“79 deputetë kanë votuar për, asnjë kundër, asnjë abstenim. Kalon ky mocion si pika e 11-të e rendit të ditës”, deklaroi Haxhiu.
Burimi: Insajderi





