Tentoi ta vriste vëllain me AK-47 për pronë, kërkohet paraburgimi i të dyshuarit në Gjakovë

Tentoi ta vriste vëllain me AK-47 për pronë, kërkohet paraburgimi i të dyshuarit në Gjakovë

Tentoi ta vriste vëllain me AK-47 për pronë, kërkohet paraburgimi i të dyshuarit në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar paraburgim për të dyshuarin S.L i cili kishte plagosur të vëllan dhe kushëririn e tij në Pjetërshan të Gjakovës.

Sponsor 3M Express

Sipas Prokurorisë, rasti ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve pronësore ku i dyshuari ka tentuar ta privojë nga jeta vëllain dhe pastaj ka gjuajtur kushëririn e tij me armë AK-47.

Të dyshuarit më pas iu kanë gjetur në pronësi armë të tipit AK-47, një pushkë gjuetie, dhjetë fishek të cal.12ga dhe një fishek i cal 7.62mml.

“Me këto veprime, i pandehuri me inicialet S.L. ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë në tentativë” nga neni 173, paragrafi 1, nën paragrafët 1.3 dhe 1.11, lidhur me nenin 28 si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, paragrafi 1, i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.”, thuhet në komunikatën e prokurorisë.

Lexo edhe

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin për tentim vrasje në Gjakovë

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin për tentim vrasje në Gjakovë

Shqipëria kërkon hakmarrjen ndaj Finlandës, sonte luhet sfida e rëndësishme në Tiranë

Shqipëria kërkon hakmarrjen ndaj Finlandës, sonte luhet sfida e rëndësishme në Tiranë

“Policia e Kosovës rreth 2 mijë ditë pa uniforma”, Haxhiu kërkon llogari nga Sveçla në Kuvend

“Policia e Kosovës rreth 2 mijë ditë pa uniforma”, Haxhiu kërkon llogari nga Sveçla në Kuvend

Tentoi ta vriste vëllain me AK-47 për pronë, kërkohet paraburgimi i të dyshuarit në Gjakovë | Momenti