Sveçla: U nënshkrua kontrata për uniformat e Policisë së Rendit, furnizimi bëhet në javët në vijim

Sveçla: U nënshkrua kontrata për uniformat e Policisë së Rendit, furnizimi bëhet në javët në vijim

Sveçla: U nënshkrua kontrata për uniformat e Policisë së Rendit, furnizimi bëhet në javët në vijim

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se kontrata për furnizimin me uniforma të Policisë së Rendit është nënshkruar dhe se furnizimi pritet të bëhet në ditët ose javët në vijim.

Gjatë seancës plenare të Kuvendit, Sveçla ka thënë se për uniformat taktike dhe operacionale të Policisë së Kosovës furnizimi është realizuar vazhdimisht dhe se nuk ka mungesa.

Sponsor 3M Express

“Uniforma për policinë e rendit tashmë procesi është, kontrata është nënshkruar dhe furnizimi do të bëhet këto ditë, ditë apo javët në vijim. Përsa i takon uniformave taktike dhe operacionale, ato kanë ndodhur në vazhdimësi dhe nuk ka mungesa”, ka theksuar ai.

Ai ka deklaruar se Policia e Kosovës është e pajisur me uniforma, mbathje dhe pajisjet e nevojshme për kryerjen e detyrave të saj.

Sveçla ka bërë të ditur se gjatë viteve 2021-2025, buxheti i alokuar dhe i shpenzuar për Policinë e Kosovës ka arritur në 732 milionë euro, ndërsa 189 milionë euro janë shpenzuar për pajisje, uniforma, armatim, automjete dhe investime të tjera.

“Aktualisht, Policia e Kosovës ka 180 kontrata aktive me vlerë mbi 70 milion euro, të cilat përfshijnë investime në pajisje, uniforma dhe mbathje, shërbime, teknologji informative, ndërtime dhe renovime. Gjatë qeverisjes sonë janë rekrutuar mbi 3 mijë kadet policorë. Natyrisht, me rritjen e numrit të zyrtarëve policorë rriten edhe nevojat për pajisje, uniforma dhe mbathje. Por këto nevoja po adresohen dhe po përmbushen vazhdimisht”, ka deklaruar ai.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin për tentim vrasje në Gjakovë

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin për tentim vrasje në Gjakovë

Shqipëria kërkon hakmarrjen ndaj Finlandës, sonte luhet sfida e rëndësishme në Tiranë

Shqipëria kërkon hakmarrjen ndaj Finlandës, sonte luhet sfida e rëndësishme në Tiranë

“Policia e Kosovës rreth 2 mijë ditë pa uniforma”, Haxhiu kërkon llogari nga Sveçla në Kuvend

“Policia e Kosovës rreth 2 mijë ditë pa uniforma”, Haxhiu kërkon llogari nga Sveçla në Kuvend

Sveçla: U nënshkrua kontrata për uniformat e Policisë së Rendit, furnizimi bëhet në javët në vijim | Momenti