Avokatja e Jeton Sylajt, Merita Binakaj është shprehur e shqetësuar nga prania e mediave gjatë paraqitjes së klientit të saj në gjykatë.

Gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, e ka pyetur avokaten nëse ishte takuar me klientin e saj dhe se çfarë kishte ndodhur gjatë seancës.
Megjithatë, avokatja ka kërkuar nga gazetarët që t’ia lirojnë rrugën, duke reaguar me fjalët: “Më falni, çka mu keni tek kështu? Lëshomani rrugën, na çmendët me këto media”, është shprehur ajo, transmeton Klankosova.tv.
Ndryshe, Jeton Sylaj, ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt, është sjellë në gjykatë nga pjesëtarët e njësisë speciale FIT.
Seanca fillestare ndaj tij, mbahet me dyer të mbyllura për publikun./Klankosova.tv





