Ka nisur protesta e punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), të organizuar nga Sindikata e Re e KEK-ut, para zyrave të menaxhmentit dhe Bordit Drejtues të korporatës në Prishtinë.
Punëtorët kanë dalë në protestë për të kërkuar paga më të dinjitetshme, nivelizim të pagave dhe ekzekutimin e pagës së 13-të për vitin 2026.

Ndër kërkesat e tyre janë edhe përmirësimi i kushteve të punës dhe vlerësimi i rrezikshmërisë në vendet e punës.
Sindikata ka theksuar se punëtorët përballen çdo ditë me kushte të vështira dhe rreziqe gjatë punës në miniera dhe termocentrale./EO
Burimi: Dukagjini





