Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka folur për kritikat e ndërkombëtarëve lidhur me ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, teksa ka bërë të ditur se sot do ta takojë presidenten Justina Shiroka-Pula.
“Kam takim në orën 11:00 te presidentja”, tha shkurt Kurti para gazetarëve, por nuk ka treguar se për çka do të bisedojnë me të presidenten Shiroka – Pula.

Ndryshimi i Ligjit për Gjykatën Speciale nga Kuvendi i Kosovës ka ngjallur shumë reagime nga ambasadat e akredituara në Prishtinë, por edhe nga Bashkimi Evropian.
Burimi: Dukagjini




