Gazetari shqiptar, Elton Tozaj ka paralajmëruar publikimin e fotografive që, sipas tij, lidhen me një deputet të Kuvendit të Kosovës.

Në një paraqitje në TikTok, Tozaj tha se deputeti, emrin e të cilit nuk e bëri publik, ka dërguar një numër të madh fotografish.
“Mos kujtoni se e kam lënë jashtë Kosovën, duhet të keni diçka parasysh, Kosova ka një deputet i cili ka rënë viktimë në mënyrën më spektakolare, se ai ka dërguar më shumë foto se të gjithë”.
“Deputet që ka bërë namin. I Vetëvendosjes është deputeti, do të dalë edhe ai, po le të mbarojmë shpejt e shpejt këto, pastaj fillojmë me Big Brotherin politik se aty do të keni spektakël”, u shpreh ai./Klankosova.tv




