Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Franceska Murati, ka përjetuar së fundmi një moment që e ka cilësuar si të frikshëm, e të cilin e ka ndarë me ndjekësit e saj, nëpërmjet një instastory.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Murati ka treguar se për pak sekonda, teksa ishte e përqendruar në telefon, rrezikoi të pësonte një aksident.
“Dy sekonda u hutova në tel dhe desh ika në botën tjetër”, ka shkruar Murati krahas fotografisë së publikuar.




