Kryetari i Akademisë Kroate të Shkencave dhe Arteve (HAZU), akademiku Velimir Neidhardt, e ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen si Presidente e Kosovës.

Në urim të Akademisë Kroate përmendet fakti që Shiroka Pula kishte qenë për vizitë në Kroaci para pak kohësh.
“Presidentja e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Akademikja Justina Shiroka-Pula, u zgjodh sot Presidente e Republikës së Kosovës. Vetëm dy javë më parë, më 24 shtator, ajo ishte në Zagreb dhe vizitoi Akademinë Kroate të Shkencave dhe Arteve.”, thuhet në urimin e kësaj akademie.
Shiroka Pula deri në zgjedhjen e saj si presidente e Kosovës një natë më parë, ka qenë kryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. /Klankosova.tv




