Legjenda e Manchester Unitedit, Rio Ferdinand, ka dalë në mbrojtje të ish-bashkëlojtarit të tij, Cristiano Ronaldo, pas një artikulli kritik ndaj yllit portugez.

Sulmuesi 41-vjeçar u largua më herët nga grumbullimi i Kombëtares së Portugalisë, pasi trajneri Jorge Jesus vendosi të mos e aktivizonte në ndeshjen ndaj Norvegjisë më 27 shtator.
Të mërkurën, Ronaldo publikoi një deklaratë ku akuzoi Jesusin se kishte shkelur premtimet që i kishte bërë.
Pas kësaj, Ferdinand rishpërndau në rrjetin social X një artikull të “The Mirror”, të shkruar nga Harry Brent, me titullin kritik ndaj Ronaldos.
Artikulli e cilësonte Ronaldon si “narcisist” dhe kërkonte që ai të lihej jashtë Kombëtares së Portugalisë pas deklaratës së tij të gjatë.
Ferdinand reagoi ashpër ndaj këtij përshkrimi.
“‘Narcisist’? Terminologji e çmendur për t’u përdorur për dikë që i ka dhënë kaq shumë futbollit dhe vendit të tij.”
“Harry Brent, mblidhe pak mendjen!”, shkroi Ferdinand në llogarinë e tij në X.
Ndërkohë, ende është e paqartë se çfarë dënimi do t’i jep Federata Portugeze Ronaldos, ose nëse lojtari do të jetë i disponueshëm për t’u ftuar për ndeshjet e nëntorit./Telegrafi/




