Kosovari dënohet me burgim dhe dëbim nga Zvicra për një seri vjedhjesh

Kosovari dënohet me burgim dhe dëbim nga Zvicra për një seri vjedhjesh

Kosovari dënohet me burgim dhe dëbim nga Zvicra për një seri vjedhjesh

Një 43-vjeçar nga Kosova dhe një shtetas slloven janë dënuar me burgim shumëvjeçar dhe dëbim nga Zvicra, pasi janë shpallur fajtorë për përfshirje në më shumë se 30 raste vjedhjesh.

Sponsor 3M Express

Vendimi është marrë nga Gjykata e Qarkut në Wil, në kantonin e St. Gallenit, pas shqyrtimit të një serie vjedhjesh të kryera në disa rajone të Zvicrës.

Sipas gazetës zvicerane “St. Galler Tagblatt”, dy të dënuarit kishin kryer vjedhje në periudha të ndryshme, kryesisht në kantonin e Cyrihut dhe në rajonin e Wilit.

Një nga rastet që çoi në arrestimin e tyre kishte ndodhur në prill të vitit 2025, në Wil. Atëkohë, Policia Kantonale e St. Gallenit i kishte arrestuar dy personat, pasi ata kishin hyrë me forcë në një shtëpi private dhe kishin tentuar të hapnin një kasafortë.

Rasti gjyqësor përfshinte më shumë se 30 vjedhje në territorin zviceran. Përveç dënimeve me burgim, gjykata ka vendosur edhe dëbimin e të dyve nga Zvicra.

Kështu, 43-vjeçari nga Kosova dhe shtetasi slloven, pas vuajtjes së dënimit, do të përballen edhe me largimin nga territori zviceran.

Megjithatë, në informacionet e publikuara deri më tani nuk janë bërë të ditura kohëzgjatja e saktë e dënimeve me burgim dhe periudha e masës së dëbimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Tragjedi në Ishujt Kanarie, të paktën tetë emigrantë vdesin pasi u fundos varka

Tragjedi në Ishujt Kanarie, të paktën tetë emigrantë vdesin pasi u fundos varka

Vdes papritur në moshën 27-vjeçare ish-futbollisti i Grasshopperit dhe Aaraut

Vdes papritur në moshën 27-vjeçare ish-futbollisti i Grasshopperit dhe Aaraut

Pedri i kërkoi UEFA-s ta hetojë gjyqtarin e ndeshjes Manchester United – Sporting

Pedri i kërkoi UEFA-s ta hetojë gjyqtarin e ndeshjes Manchester United – Sporting