Tragjedi në Ishujt Kanarie, të paktën tetë emigrantë vdesin pasi u fundos varka

Tragjedi në Ishujt Kanarie, të paktën tetë emigrantë vdesin pasi u fundos varka

Tragjedi në Ishujt Kanarie, të paktën tetë emigrantë vdesin pasi u fundos varka

Të paktën tetë emigrantë kanë humbur jetën pasi një varkë me të cilën po udhëtonin drejt Ishujve Kanarie u gjet në vështirësi në ujërat pranë arkipelagut spanjoll. Autoritetet kanë paralajmëruar se numri i viktimave mund të rritet deri në dhjetë.

Sponsor 3M Express

Varka u lokalizua nga shërbimet spanjolle të shpëtimit detar, rreth 70 kilometra larg Ishujve Kanarie, ndërsa në bord ndodheshin dhjetëra persona. Pas identifikimit të saj, ekipet e shpëtimit ndërhynë për të evakuuar personat që ndodheshin në rrezik.

Sipas shërbimit spanjoll të shpëtimit detar, Salvamento Marítimo, gjithsej 84 emigrantë, mes tyre edhe një i mitur, arritën të shpëtoheshin dhe u transportuan drejt portit të La Restinga, në ishullin El Hierro.

Gjashtë prej të mbijetuarve ishin në gjendje të rëndë shëndetësore dhe u transportuan me helikopter drejt spitalit për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Në port, emigrantët u pritën nga pjesëtarë të Gardës Civile, personeli i Kryqit të Kuq dhe ushtarë të njësisë së emergjencave të ushtrisë spanjolle. Disa prej tyre ishin në gjendje aq të rënduar sa u desh të transportoheshin me barela, ndërsa të tjerëve iu dhanë batanije për t’u mbrojtur nga të ftohtit.

Ndërkohë, varka, në të cilën ndodheshin ende trupat e viktimave, u tërhoq drejt ishullit El Hierro dhe pritej të mbërrinte në port gjatë orëve të pasdites.

Ministri spanjoll i Politikës Territoriale, Angel Victor Torres, e ka cilësuar operacionin e shpëtimit si të ndërlikuar, gjatë një prononcimi për radion spanjolle.

Ngjarja vjen në një kohë kur migracioni mbetet një nga temat kryesore të debatit politik në Spanjë, në prag të zgjedhjeve parlamentare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Pacolli:Tranzicioni i gjelbër, mundësi për zhvillimin dhe konkurrueshmërinë e bizneseve

Pacolli:Tranzicioni i gjelbër, mundësi për zhvillimin dhe konkurrueshmërinë e bizneseve

Kos: RMV ka realizuar 56 për qind të reformave, do të përfitojë 71 milionë euro nga Plani i Rritjes

Kos: RMV ka realizuar 56 për qind të reformave, do të përfitojë 71 milionë euro nga Plani i Rritjes

Vdes papritur në moshën 27-vjeçare ish-futbollisti i Grasshopperit dhe Aaraut

Vdes papritur në moshën 27-vjeçare ish-futbollisti i Grasshopperit dhe Aaraut