Kapja e rreth 136 kg drogë, Sveçla: U përdorën edhe armët – një zyrtar policor i dyshuar

Kapja e rreth 136 kg drogë, Sveçla: U përdorën edhe armët – një zyrtar policor i dyshuar

Kapja e rreth 136 kg drogë, Sveçla: U përdorën edhe armët – një zyrtar policor i dyshuar

Departamenti për Krime të Rënda i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ka bërë me dije se, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, duke zbatuar planin taktik të koduar “Kufiri 2”, të premten, në autostradën “Arbën Xhaferi” (afër daljes Doganaj-Kaçanik), është gjetur dhe sekuestruar substancë narkotike e dyshuar për marihuanë, në sasi prej rreth 136 kilogramë.

Sponsor 3M Express

E ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, dha detaje për rastin, ku theksoi se pos arrestimit të tre personave të dyshuari dhe sekuestrimit të drogës, janë sekuestruar edhe tri vetura, një motor me katër rrota dhe 680 euro para të gatshme, raporton Klankosova.tv.

Sipas tij, gjatë operacionit, njëra nga veturat e dyshuara, në përpjekje për t’i ikur Policisë, ka shkaktuar aksidente trafiku, ndërsa zyrtarët policorë janë detyruar të përdorin edhe armët e zjarrit për ta ndaluar.

Ai potencoi se dyshohet për përfshirjen edhe të një zyrtari policor në këtë veprimtari kriminale.

“Njëra nga veturat e përfshira në këtë rast ngre dyshime për implikimin e një zyrtari policor në këtë veprimtari kriminale. Inspektorati Policor i Kosovës është angazhuar për të hetuar dhe sqaruar plotësisht rrethanat e rastit”, u shpreh Sveçla.

Ministri theksoi se “asnjë individ apo zyrtar nuk do të tolerohet të shkelë ligjin, e aq më pak të përfshihet në veprimtari kriminale që helmojnë rininë tonë”.

Lexo edhe

Kosovari dënohet me burgim dhe dëbim nga Zvicra për një seri vjedhjesh

Kosovari dënohet me burgim dhe dëbim nga Zvicra për një seri vjedhjesh

Arteta: Është ende herët për ta cilësuar ndeshjen me City vendimtare për titullin

Arteta: Është ende herët për ta cilësuar ndeshjen me City vendimtare për titullin

Guvernatori Ismaili në Bruksel, në fokus integrimi financiar i Kosovës në Bashkimin Evropian

Guvernatori Ismaili në Bruksel, në fokus integrimi financiar i Kosovës në Bashkimin Evropian

Kapja e rreth 136 kg drogë, Sveçla: U përdorën edhe armët – një zyrtar policor i dyshuar | Momenti