Zelensky drejton një takim mbi situatën në Kiev, në të cilin merr pjesë edhe Klitschko

Zelensky drejton një takim mbi situatën në Kiev, në të cilin merr pjesë edhe Klitschko

Zelensky drejton një takim mbi situatën në Kiev, në të cilin merr pjesë edhe Klitschko

Gjatë një mbledhjeje të Shtabit të Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, u diskutua situata logjistike në Kiev, në rast të një përkeqësimi të ndjeshëm të situatës si pasojë e sulmeve ruse.

Sponsor 3M Express

Dhe ndër të pranishmit që morën fjalën ishte edhe kryetari i bashkisë së kryeqytetit, Vitali Klitschko, shkruajnë mediat ukrainase, përcjell Telegrafi.

Sipas tyre, kreu i shtetit, Volodymyr Zelensky, e bëri të ditur këtë përmes një postimi në Facebook.

“Drejtova mbledhjen e Shtabit të Komandantit të Përgjithshëm. U paraqitën raporte të hollësishme mbi situatën në Kiev, kërcënimet e mundshme dhe reagimet e parashikuara. Raportet u dhanë nga përfaqësues të ushtrisë dhe shërbimeve të inteligjencës, zyrtarë qeveritarë dhe kryetari i bashkisë së kryeqytetit”, ka thënë Zelensky.

Ndër rezultatet e arritura, ai përmendi fillimisht hartimin e algoritmeve specifike operacionale për transportin publik dhe logjistikën në Kiev në tërësi, për rastin kur situata mund të përkeqësohet ndjeshëm si pasojë e sulmeve ruse.

“Është e rëndësishme që banorët dhe bizneset në kryeqytet të kenë mundësinë, në çdo rrethanë, të përdorin transportin, të punojnë, të studiojnë dhe të ruajnë sa më shumë që të jetë e mundur mundësinë për të qëndruar në qytet”, ka theksuar Zelensky.

Së dyti, sipas kreut të shtetit ukrainas, zyrtarët qeveritarë, në bashkëpunim me autoritetet e qytetit, po zhvillojnë një sistem që do t’u garantojë banorëve të Kievit përdorimin falas të linjave të caktuara të autobusëve, nëse format e tjera të transportit ndalojnë së funksionuari.

Sipas Zelenskyt, kryetari i bashkisë dhe zyrtarët qeveritarë informuan Shtabin e Komandës lidhur me mbrojtjen e objekteve të caktuara infrastrukturore në Kiev, si dhe për krijimin e alternativave të tjera.

“Është e rëndësishme që e gjithë kjo punë të përshpejtohet sa më shumë të jetë e mundur; jam mirënjohës ndaj secilit që është përfshirë në këtë proces”, ka vënë në dukje kreu i shteti ukrainas.

Ai shtoi se në Shtabin e Komandës u zhvillua gjithashtu një diskutim i detajuar me Drejtorinë Kryesore të Inteligjencës, Ministrinë e Mbrojtjes, ushtrinë dhe Shërbimin e Sigurisë së Ukrainës, në lidhje me kundërpërgjigjet me rreze të gjatë ndaj terrorit rus.

“Kemi bërë disa përshtatje në planin operacional – qëllimi është të arrihet një ngadalësim më i theksuar i prodhimit ushtarak rus dhe i proceseve të caktuara ekonomike”, theksoi presidenti.

Veç kësaj, Zelensky vuri në dukje se ata diskutuan me shërbimet e sigurisë dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme mbi masa shtesë për koordinim me partnerët, në kuadër të “operacioneve të nevojshme në ujëra neutrale, jashtë Ukrainës”.

Siç është raportuar më herët, në një intervistë për BBC-në, Volodymyr Zelensky deklaroi se qëllimi i rusëve është t’i detyrojnë njerëzit të largohen nga qytetet, veçanërisht nga Kievi; megjithatë, ai siguroi se Forcat e Mbrojtjes do ta mbrojnë qytetin me çdo mjet të mundshëm. Sipas Presidentit, pa kryeqytetin, nuk do të kishte as shtet. /Telegrafi/

Lexo edhe

Kosovari dënohet me burgim dhe dëbim nga Zvicra për një seri vjedhjesh

Kosovari dënohet me burgim dhe dëbim nga Zvicra për një seri vjedhjesh

Arteta: Është ende herët për ta cilësuar ndeshjen me City vendimtare për titullin

Arteta: Është ende herët për ta cilësuar ndeshjen me City vendimtare për titullin

Guvernatori Ismaili në Bruksel, në fokus integrimi financiar i Kosovës në Bashkimin Evropian

Guvernatori Ismaili në Bruksel, në fokus integrimi financiar i Kosovës në Bashkimin Evropian

Zelensky drejton një takim mbi situatën në Kiev, në të cilin merr pjesë edhe Klitschko | Momenti