Kosova synon avancimin e transformimit digjital dhe inteligjencës artificiale

Kosova synon avancimin e transformimit digjital dhe inteligjencës artificiale

Kosova synon avancimin e transformimit digjital dhe inteligjencës artificiale

Në ditën e parë të samitit, Jagxhiu mori pjesë në Takimin Ministror për Inteligjencën Artificiale dhe Digjitalizimin, ku ishin të përfaqësuara 59 shtete. Takimi u kryesua nga Bae Kyung-Hoon, zëvendëskryeministër dhe ministër i Shkencës dhe TIK-ut i Republikës së Koresë, si dhe Sangbu Kim, zëvendëspresident për Digjitalizimin dhe Inteligjencën Artificiale në Grupin e Bankës Botërore.

Gjatë takimit, ministri Jagxhiu prezantoi agjendën dhe objektivat e Republikës së Kosovës në fushën e transformimit digjital, me theks të veçantë në modernizimin e administratës publike, zgjerimin e shërbimeve digjitale dhe integrimin e inteligjencës artificiale në shërbimet publike.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi në Facebook, Jagxhiu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe të shkëmbimit të përvojave për avancimin e transformimit digjital në Kosovë.

“Përvoja e vendeve të tjera dhe bashkëpunimi me Bankën Botërore dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë janë thelbësorë për të avancuar transformimin digjital dhe për të ndërtuar një administratë publike më moderne, më efikase dhe më të orientuar drejt nevojave të qytetarëve”, ka shkruar Jagxhiu.

Ai gjithashtu vuri në pah se inteligjenca artificiale duhet të shërbejë jo vetëm për përshpejtimin e proceseve ekzistuese, por edhe për rishikimin dhe përmirësimin e mënyrës se si funksionon qeverisja dhe ofrohen shërbimet për qytetarët.

“Inteligjenca artificiale nuk duhet të shërbejë vetëm për t’i përshpejtuar proceset ekzistuese, por edhe për të rimenduar dhe avancuar mënyrën se si funksionon qeveria dhe si u shërben qytetarëve”, theksoi ministri.

Pjesëmarrja në këtë samit krijon mundësi për shkëmbimin e përvojave me përfaqësues të qeverive dhe institucioneve ndërkombëtare, si dhe për diskutimin e prioriteteve dhe sfidave që lidhen me zhvillimin teknologjik dhe përdorimin e inteligjencës artificiale në sektorin publik.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Ndahet nga jeta aktivisti i Aleancës, Argjir Rexha

Ndahet nga jeta aktivisti i Aleancës, Argjir Rexha

SINJALI 24 | Therje me thikë, dhunë në familje e vjedhje – çfarë ndodhi në Kosovë gjatë 24 orëve

SINJALI 24 | Therje me thikë, dhunë në familje e vjedhje – çfarë ndodhi në Kosovë gjatë 24 orëve

Po kompletohet Grupi Punues për strategjinë shtetërore për Apelin në Hagë

Po kompletohet Grupi Punues për strategjinë shtetërore për Apelin në Hagë