Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i ka ftuar protestuesit në dialog.

Rama porositi që kjo të bëhet pa kushte.
“Bujrum, DIALOG. Ku të doni. Kur të doni. Pa kushte”, ka shkruar Rama.
“E ndërkohë distancohuni qartë nga dhuna, gurët, zjarrvënia e institucioneve, keqpërdorimi i të miturve, që të ndihmoni kësisoj edhe protestuesit paqësorë të ushtrojnë të drejtën e tyre, e cila nuk rrezikohet nga policia po nga dhunuesit që i prijnë maskaradës pseudo-studentore”, ishte porosia e kryeministri shqiptar drejtuar organizatave nënshkruese që kërkojnë dialog, transmeton Klankosova.tv.




