Ka ndërruar jetë si pasojë e një infarkti aktivisti i Aleancës, Argjir Rexha. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, i cili përmes një telegrami ngushëllimi ka shprehur pikëllimin për ndarjen e parakohshme nga jeta të Rexhës.

Në telegramin e ngushëllimit, Gjini e ka përshkruar Rexhën si një aktivist të ditëve të para, i cili me vullnet, vizion dhe idealizëm dha kontribut të rëndësishëm në rrugëtimin e përbashkët të Aleancës.
“Si një ndërmarrës dhe menaxher i suksesshëm, ai solli inovacion në gastronominë e Prishtinës dhe tregoi profesionalizëm të pashoq në fushën e shpedicionit dhe procedurave doganore, duke qenë gjithmonë një zë i fuqishëm për përkrahjen e bizneseve vendore dhe zhvillimin lokal,” ka shkruar kryetari i Aleancës.
Sipas Gjinit, Rexha do të kujtohet si njeri pozitiv, i afërt dhe gjithmonë i gatshëm për të kontribuar për një të ardhme më të mirë.
“Humbëm një mik dhe bashkëpunëtor të pashoq, besnikëria, sinqeriteti dhe energjia e të cilit do të na mungojnë çdo ditë”, ka shkruar Gjini në telegramin e ngushëllimit.
Në fund, kryetari i Aleancës u ka shprehur ngushëllime familjes Rexha, miqve, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve.
Rexha ishte baba i një djali 2 vjeç dhe një vajze 3 muajshe.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Ndahet nga jeta aktivisti i Aleancës, Argjir Rexha appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali




