Iniciativa “Jo në emrin tim!” do të mbajë sot konferencë për media në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Sipas njoftimit të kësaj iniciative, konferenca do të mbahet në orën 14:30, në hapësirën ku ishte vendosur bina gjatë protestave, transmeton Klankosova.tv.
Përmes një ftese drejtuar mediave, iniciativa ka ftuar që të njëjtat marrin pjesë dhe ta përcjellin këtë konferencë.




