Ministria e Shëndetësisë ka bërë një përditësim të ri lidhur me të lënduarit nga protesta e djeshme.
Sipas njoftimit, gjatë ditës së djeshme, në Spitalin Universitar të Traumës kanë marrë shërbim mjekësor 31 të lënduar, nga të cilët 21 efektivë policie, 5 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 përfaqësuese e medias, e cila është e shtruar në spital.

Aktualisht, në SUT janë 2 protestues që po plotësohen me ekzaminime dhe konsulta. Nga data 13 tetor e në vijim, numri i personave të shtruar në spital dhe që vijojnë të marrin mjekim ka arritur në 14: 5 efektivë policie, 4 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 përfaqësuese e medias. Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.
Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, gjatë ditës së djeshme janë paraqitur 5 të lënduar: 2 efektivë policie dhe 3 protestues./Euronewsal
Burimi: Dukagjini




