Lista nr. 3, e udhëhequr nga Enkel Rexhepi, ka marrë 4.769 vota në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar, duke siguruar 10 nga 29 mandatet, sipas rezultateve preliminare.

Kështu ka bërë të ditur Shaip Kamberi, i cili përmes një postimi ka falënderuar qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që morën pjesë në votime.
Ai ka uruar Rexhepin dhe ekipin e Partisë për Veprim Demokratik dhe Aleancës për Luginën, ndërsa ka njoftuar se do të nisin menjëherë bisedimet me listat e tjera për konstituimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar.
“Do t’i nisim menjëherë bisedimet me listat e tjera për konstituimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Këshilli ka për detyrë t’i përfaqësojë të gjithë shqiptarët e Luginës dhe të punojë për shkollën e librin shqip, për kulturën tonë dhe për përdorimin e gjuhës shqipe në institucione”, thuhet ndër të tjera në postimin e Kamberit. /Insajderi.org/
Burimi: Insajderi




