Barcelona përmbys Atletico Madridin, shkëlqen Fermin Lopez

Barcelona përmbys Atletico Madridin, shkëlqen Fermin Lopez

Barcelona përmbys Atletico Madridin, shkëlqen Fermin Lopez

Heroi i katalunasve ishte Fermin Lopez, i cili realizoi të dy golat e fitores, duke i siguruar skuadrës së Hansi Flick tri pikë të rëndësishme në garën për titullin e kampionit.

Atletico Madrid e nisi më mirë takimin dhe kaloi në epërsi në minutën e 10-të. Giuliano Simeone shënoi pas asistimit të Julian Alvarez.

Sponsor 3M Express

Megjithatë, Barcelona reagoi në fund të pjesës së parë, kur Fermin Lopez realizoi një gol të bukur në minutën e 45-të, duke barazuar shifrat në 1-1.

Në pjesën e dytë, katalunasit rritën presionin dhe arritën ta përmbysin rezultatin në minutën e 66-të. Sërish ishte Fermin Lopez, i cili pas një asistimi të shkëlqyer nga Lamine Yamal, shënoi për 2-1.

Deri në fund, Barcelona administroi epërsinë dhe siguroi një fitore të madhe në stadiumin “Metropolitano”.

Me këtë triumf, Barcelona krijon tri pikë epërsi në krye të tabelës së La Ligës, ndërsa Atletico Madrid mbetet në vendin e tretë, pesë pikë prapa liderit.

Kjo ishte fitorja e gjashtë radhazi e Barcelonës në udhëtim në këtë sezon. Katalunasit gjithashtu regjistruan fitoren e pestë radhazi si mysafirë ndaj Atletico Madridit në La Liga. 

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

39-vjeçari gjobitet me 500 euro për ndezjen e mbeturinave në Mirosalë të Ferizajt

39-vjeçari gjobitet me 500 euro për ndezjen e mbeturinave në Mirosalë të Ferizajt

Arrestohet 23-vjeçari i dyshuar për shtatë vjedhje në Prishtinë

Arrestohet 23-vjeçari i dyshuar për shtatë vjedhje në Prishtinë

Nvidia nis hetim ndaj shefit të saj pas dyshimeve për lidhje me një spiune kineze

Nvidia nis hetim ndaj shefit të saj pas dyshimeve për lidhje me një spiune kineze