Televizioni Klan Kosova dënon fuqishëm sulmin ndaj dy pjesëtarëve të stafit të emisionit Kiks Kosova, të cilët janë sulmuar gjatë ditës së sotme nga tre persona të panjohur gjatë kryerjes së detyrave të tyre profesionale.
Sulmi është i papranueshëm dhe përbën cenim të lirisë së medias dhe të së drejtës për informim.
Klan Kosova shpreh solidaritetin e plotë me pjesëtarët e ekipit të Kiks Kosova dhe kërkon nga organet kompetente që rasti të hetohet me seriozitet dhe përgjegjësit të identifikohen e të përballen me drejtësinë.
Klan Kosova mbetet e përkushtuar ndaj misionit të saj për informimin e publikut dhe mbrojtjen e së drejtës së gazetarëve dhe profesionistëve të medias për të kryer punën e tyre në mënyrë të sigurt dhe të pavarur.




