Publikohen të dhënat e punës së Spitalit të Ferizajt për janar–shtator 2026

Publikohen të dhënat e punës së Spitalit të Ferizajt për janar–shtator 2026
Spitali i Përgjithshëm i Ferizajt ka publikuar të dhënat e aktiviteteve shëndetësore për periudhën janar–shtator 2026, si dhe raportin e veçantë për muajin shtator. Sipas njoftimit të spitalit, raportet pasqyrojnë aktivitetet dhe shërbimet e ofruara gjatë kësaj periudhe, përfshirë vizitat ambulatore, hospitalizimet, ndërhyrjet kirurgjikale dhe lindjet. Në raportet e publikuara janë përfshirë edhe të dhënat […]

Spitali i Përgjithshëm i Ferizajt ka publikuar të dhënat e aktiviteteve shëndetësore për periudhën janar–shtator 2026, si dhe raportin e veçantë për muajin shtator.

Sipas njoftimit të spitalit, raportet pasqyrojnë aktivitetet dhe shërbimet e ofruara gjatë kësaj periudhe, përfshirë vizitat ambulatore, hospitalizimet, ndërhyrjet kirurgjikale dhe lindjet.

Në raportet e publikuara janë përfshirë edhe të dhënat për shërbimet radiologjike, analizat laboratorike, hemodializën, shërbimet endoskopike, si dhe shërbime të tjera diagnostike dhe terapeutike.

Spitali ka theksuar se publikimi i këtyre të dhënave bëhet në kuadër të përkushtimit për transparencë, llogaridhënie dhe informim të vazhdueshëm të qytetarëve për punën dhe shërbimet që ofrohen në këtë institucion shëndetësor.

“Raporti periodik janar-shtator dhe raporti mujor shtator” përmban të dhënat e aktiviteteve të Spitalit të Përgjithshëm të Ferizajt për vitin 2026. /Telegrafi/

Lexo edhe

Përfundon restaurimi i Kullës së Pjetër Prenkpalajt në Zym të Hasit

Përfundon restaurimi i Kullës së Pjetër Prenkpalajt në Zym të Hasit

Hungaria heq veton ndaj negociatave të Ukrainës për anëtarësim në BE

Hungaria heq veton ndaj negociatave të Ukrainës për anëtarësim në BE

Koci e dërgoi çështjen në Kushtetuese, Cakolli tregon nëse “rrezikon” Presidenten e re

Koci e dërgoi çështjen në Kushtetuese, Cakolli tregon nëse “rrezikon” Presidenten e re

Publikohen të dhënat e punës së Spitalit të Ferizajt për janar–shtator 2026 | Momenti