Vlora Çitaku për Çlirim Hazirin: Ti e ke bërë krenar babën!

Vlora Çitaku për Çlirim Hazirin: Ti e ke bërë krenar babën!
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar me një mesazh për Çlirim Hazirin, organizatorin e protestave të mbajtura për 21 ditë radhazi në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kundër aktgjykimit të Speciales në Hagë. Çitaku e ka vlerësuar angazhimin e Hazirit, duke thënë se ai qëndroi në ballë të protestave ditë e natë […]

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar me një mesazh për Çlirim Hazirin, organizatorin e protestave të mbajtura për 21 ditë radhazi në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kundër aktgjykimit të Speciales në Hagë.

Çitaku e ka vlerësuar angazhimin e Hazirit, duke thënë se ai qëndroi në ballë të protestave ditë e natë dhe se përmes zërit të tij mijëra qytetarë gjetën shprehjen e pakënaqësisë së tyre, transmeton Klankosova.tv.

“Çlirim, ti e ke ba krenar babën!”, ka shkruar Çitaku, duke iu referuar babait të tij, heroit të luftës së UÇK-së, Xhavit Haziri.

Ajo ka theksuar se përmes qëndresës së tij, Haziri u bë, sipas saj, simbol i revoltës qytetare dhe i vlerave që bashkojnë qytetarët.

“Babai u ngrit për lirinë. Ti ngrihesh për dinjitetin e atyre që na e sollën atë. E njëjta dashuri për Kosovën, nga një brez te tjetri”, ka shkruar Çitaku, transmeton Klankosova.tv.

“Çlirim, mos u ndal. Ruaje atë za të sinqertë dhe atë zemër patrioti që të nxori në shesh. Qytetarët kanë ende shumë për të thënë përmes teje”.

Lexo edhe

Përfundon restaurimi i Kullës së Pjetër Prenkpalajt në Zym të Hasit

Përfundon restaurimi i Kullës së Pjetër Prenkpalajt në Zym të Hasit

Hungaria heq veton ndaj negociatave të Ukrainës për anëtarësim në BE

Hungaria heq veton ndaj negociatave të Ukrainës për anëtarësim në BE

Koci e dërgoi çështjen në Kushtetuese, Cakolli tregon nëse “rrezikon” Presidenten e re

Koci e dërgoi çështjen në Kushtetuese, Cakolli tregon nëse “rrezikon” Presidenten e re