Mustafa: Zgjedhja e Presidentes dhe votimi i Ligjit për Specialen, dëshmi e pjekurisë institucionale

Mustafa: Zgjedhja e Presidentes dhe votimi i Ligjit për Specialen, dëshmi e pjekurisë institucionale
Ish-kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ka komentuar zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, duke i cilësuar vendimet e marra si tregues të një pjekurie të lartë institucionale. Në një prononcim për Klankosova.tv, Mustafa ka vlerësuar në veçanti miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë, si dhe […]

Ish-kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ka komentuar zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, duke i cilësuar vendimet e marra si tregues të një pjekurie të lartë institucionale.

Në një prononcim për Klankosova.tv, Mustafa ka vlerësuar në veçanti miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë, si dhe zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në postin e presidentes.

Ai theksoi se fakti që ndryshimet ligjore janë miratuar me më shumë se dy të tretat e votave, së bashku me zgjedhjen e presidentes së re, përbën një zhvillim të rëndësishëm për funksionimin institucional të vendit.

“Miratimi nga Parlamenti me votë prej mbi dy të tretave i ndryshimeve në Ligjin për Gjykatën Speciale me seli në Hagë dhe zgjedhja e Presidentes së Kosovës, akademike Justina Shiroka Pula, është një pjekuri e lartë institucionale”, deklaroi Mustafa.

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka veçuar edhe numrin e votave të marra nga presidentja e re, duke e lidhur atë me shumicën e nevojshme për ndryshime kushtetuese.

“Presidentja ka marrë 81 vota të Kuvendit, aq sa parashihen edhe për ndryshimet dhe miratimin e Kushtetutës. Është një personalitet me vlera të larta profesionale, intelektuale dhe njerëzore; ajo që në këto momente, dhe jo vetëm në këto, i nevojitet vendit tonë”, theksoi ai.

Lexo edhe

Hungaria heq veton ndaj negociatave të Ukrainës për anëtarësim në BE

Hungaria heq veton ndaj negociatave të Ukrainës për anëtarësim në BE

Koci e dërgoi çështjen në Kushtetuese, Cakolli tregon nëse “rrezikon” Presidenten e re

Koci e dërgoi çështjen në Kushtetuese, Cakolli tregon nëse “rrezikon” Presidenten e re

Sytë kah Klan Kosova, Dafina Zeqiri ndoqi live zgjedhjen e presidentes

Sytë kah Klan Kosova, Dafina Zeqiri ndoqi live zgjedhjen e presidentes