Kishin mbetur 63 minatorë të bllokuar, Sindikata e Trepçës: Nuk duhet pritur të ndodhë ndonjë tragjedi për të reaguar, ky rast është alarm për sigurinë

Pas avarisë në Trepçë ku kishin mbetur të bllokuar për disa orë 63 minatorë, ka reaguar sot Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës.

Sponsor 3M Express

Sindikata ka shprehur shqetësim të thellë për rastin, ndërsa theksojnë se nuk duhet pritur të ndodhë ndonjë tragjedi e pastaj të reagohet.

“Ne si Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës shpreh shqetësimin e tonë të thellë për situatën e krijuar në minierë, ku minatorët mbetën të bllokuar në thellësi të nëntokës. Ky rast është një alarm serioz për gjendjen e sigurisë në Trepçë dhe nuk guxon të kalojë në heshtje.

Sindikata ka ngritur vazhdimisht shqetësimet për kushtet e punës, pajisjet e vjetruara, rrugët e emergjente, rreziqet profesionale dhe mungesën e investimeve në sigurinë dhe shëndetin e minatorëve”, thuhet në reagim.

Tutje, Sindikata thekson se minatorët nuk mund të vazhdojnë të punojnë çdo ditë me frikën se një defekt teknik mund t’u rrezikojë jetën.

“Kërkojmë nga institucionet përgjegjëse hetim të plotë dhe transparent të rastit, përcaktimin e përgjegjësive dhe vlerësim urgjent të gjendjes së pajisjeve, infrastrukturës, rrugëve të emergjencës dhe sistemeve të sigurisë në minierë.

Kërkojmë gjithashtu investime urgjente nga shteti në sigurinë e minatorëve. Nuk mjaftojnë deklaratat dhe reagimet vetëm pas incidenteve.

Mediat po e pasqyrojnë me përgjegjësi zërin e minatorëve, por nuk mund të jetë vetëm media ajo që reagon. Institucionet duhet të veprojnë”, thuhet tutje.

Po ashtu, Sindikata thekson se Trepça mund të jetë pasuri strategjike e Kosovës, por mbi çdo pasuri qëndron jeta dhe shëndeti i minatorit.

“Mos të presim që një incident i radhës të kthehet në tragjedi. Tani është momenti për veprim! Faleminderit për të gjithë që bashkndjet me ne minatorët!”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

Lexo edhe

Tragjedi në Ukrainë: Bombat ruse godasin dy autobusë, 30 të vrarë e 18 të plagosur

Tragjedi në Ukrainë: Bombat ruse godasin dy autobusë, 30 të vrarë e 18 të plagosur

Rama uron presidenten: Person që bashkon komunitetin, një mikeshë, një person i mrekullueshëm

Rama uron presidenten: Person që bashkon komunitetin, një mikeshë, një person i mrekullueshëm

Anne Carson fiton Çmimin Nobel për Letërsi

Anne Carson fiton Çmimin Nobel për Letërsi