KFOR-i Italian dhuron 14 klima për shkollën “Hysni Zajmi” në Istog

KFOR-i Italian dhuron 14 klima për shkollën “Hysni Zajmi” në Istog

KFOR-i Italian dhuron 14 klima për shkollën “Hysni Zajmi” në Istog

Komuna e Istogut ka njoftuar se shkolla “Hysni Zajmi” ka pranuar donacion prej 14 pajisjeve të kondicionimit nga KFOR-i Italian, të cilat do të përdoren në paralelet e ndara të kësaj shkolle në Prigodë dhe Studenicë.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Komunës, sot është realizuar ceremonia e nënshkrimit të pranim-dorëzimit të pajisjeve.

Në këtë aktivitet morën pjesë drejtori i Arsimit në Istog, Naim Behlulaj, komandanti i Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it, kolonel Giuseppe De Blasi, si dhe drejtori i shkollës, Faton Maraj.

Me këtë rast, Behlulaj ka falënderuar KFOR-in Italian dhe komandantin De Blasi për mbështetjen dhe kontributin në përmirësimin e kushteve për nxënësit dhe mësimdhënësit.

Ky donacion synon përmirësimin e kushteve në ambientet shkollore në paralelet e Prigodës dhe Studenicës. /Telegrafi/

Lexo edhe

Ron Raçi i pakënaqur te Hajduk Split, mbrojtësi i Kosovës befason – po mendon largimin në janar

Ron Raçi i pakënaqur te Hajduk Split, mbrojtësi i Kosovës befason – po mendon largimin në janar

Ndërron jetë ish-deputeti dhe ministri, Samka Ibraimovski

Ndërron jetë ish-deputeti dhe ministri, Samka Ibraimovski

LEX | Një muaj paraburgim për Brahim Demirin, dyshohet për vrasjen e djalit të tij në Gjilan

LEX | Një muaj paraburgim për Brahim Demirin, dyshohet për vrasjen e djalit të tij në Gjilan