“Kam ndryshuar”, Camavinga beson se do të bëhet titullar te Real Madridi

“Kam ndryshuar”, Camavinga beson se do të bëhet titullar te Real Madridi

“Kam ndryshuar”, Camavinga beson se do të bëhet titullar te Real Madridi

Eduardo Camavinga ka folur hapur për periudhën e vështirë që ka kaluar te Real Madridi, duke pranuar se muajt e fundit kanë qenë ndër më të vështirët në karrierën e tij.

Sponsor 3M Express

Mesfushori francez foli në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj AEK Athens, ku tregoi se pushimi veror e ndihmoi të reflektonte dhe të ndryshonte shumë gjëra në jetën profesionale.

“Muajt e fundit kanë qenë të vështirë për mua. Nuk kam kaluar kurrë diçka të tillë në karrierën time”.

“Megjithatë, nga këto përvoja mëson. Kam punuar shumë gjatë kësaj vere, jam shumë më i disiplinuar, kam ndryshuar shumë gjëra dhe kam menduar gjatë për ato që duhet t’i përmirësoj”.

Një prej momenteve që e kishte prekur më së shumti ishte përjashtimi me karton të kuq ndaj Bayern Munichut, i cili kishte lënë gjurmë edhe te familja e tij.

“Përjashtimi ndaj Bayernit më lëndoi shumë. Kam menduar për atë moment gjatë gjithë verës dhe edhe familja ime ishte e prekur”.

Megjithatë, Camavinga mohoi se paraqitjet e tij të mira në ndeshjet e fundit, përfshirë El Clasicon, ishin një formë hakmarrjeje për gabimin ndaj gjigantit gjerman.

“Nuk e kam parë paraqitjen time në El Clasico si hakmarrje për atë që ndodhi. Jo, aspak. Ajo tashmë është harruar. Edhe pas disa muajsh, do të harrohet paraqitja ime në El Clasico”, deklaroi mesfushori.

Në fund, 23-vjeçari foli edhe për raportin me trajnerin Jose Mourinho, duke zbuluar se portugezi i ka dhënë besimin e nevojshëm për të rifituar vendin dhe rëndësinë në skuadër.

“Jam një njeri i ndryshuar, padyshim. Mourinho më ka thënë se më dëshiron në skuadër dhe se do të jem i rëndësishëm për të”./Telegrafi/

Lexo edhe

Rusia vazhdon sulmet ndaj Ukrainës, Merz kërkon nga Moska angazhim në negociata

Rusia vazhdon sulmet ndaj Ukrainës, Merz kërkon nga Moska angazhim në negociata

Dyshohet se pronari i poligonit në Gjakovë inskenoi vjedhje, ndalohet një person

Dyshohet se pronari i poligonit në Gjakovë inskenoi vjedhje, ndalohet një person

Mickoski: Tre fabrika të reja në dhjetor, mbi një mijë vende të reja pune

Mickoski: Tre fabrika të reja në dhjetor, mbi një mijë vende të reja pune