Sipas saj, pezullimi i sanksioneve ndaj naftës dizel ruse i siguron Moskës të ardhura shtesë, të cilat mund të përdoren për financimin e luftës në Ukrainë.
“Ky nuk është momenti për të lehtësuar presionin ndaj Rusisë dhe Evropa nuk do ta bëjë këtë”, deklaroi Kallas.

Ajo bëri të ditur gjithashtu se ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së synojnë të miratojnë të hënën paketën më të gjerë të përfshirjeve në listat e sanksioneve kundër makinerisë ushtarake ruse që prej fillimit të luftës.
Deklarata e Kallas vjen në një kohë kur Bashkimi Evropian synon të ruajë presionin ekonomik dhe politik ndaj Moskës, në përgjigje të sulmeve kundër Ukrainës dhe veprimeve që, sipas zyrtarëve evropianë, kërcënojnë sigurinë e vendeve të kontinentit.
Burimi: RTKLive




