Lumnije Demolli është anëtare e klubit “Dëshira” që nga viti 2006.

Për të, kjo organizatë është shumë më tepër se një vend ku kalon ditën. Aty ka gjetur shoqëri, mbështetje dhe qetësi, ndërsa thotë se pjesëmarrja në aktivitetet e klubit ka sjellë ndryshime pozitive në jetën e saj.
Demolli, e cila prej disa vitesh përballet me probleme të shëndetit mendor, tregon se në këtë ambient ndihet e pranuar dhe e mbështetur.
Ajo ka mësuar shkrim e lexim dhe ka fituar aftësi që i ndihmojnë në jetën e përditshme, si të shkojë vetë në komunë, në spital apo në shitore.
“Shumë kam ndryshuar, shumë gjëra të mira kam gjetur. E kam gjetur si shtëpinë e dytë”, shprehet ajo.
Në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor ajo e pati edhe një kërkësë, drejt insitucioneve nga të cilat tha se pret më shumë mbështetje për ta.




