Inspektorati i Mjedisit gjobit një kompani, tri të tjera i detyron të ndalin punën

Inspektorati i Mjedisit gjobit një kompani, tri të tjera i detyron të ndalin punën

Inspektorati i Mjedisit gjobit një kompani, tri të tjera i detyron të ndalin punën

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka gjobitur një kompani për përpunimin e betonit në Gjilan, ndërsa tri subjekte të tjera janë obliguar të ndërpresin veprimtarinë për shkak të mungesës së lejeve mjedisore.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja Fitore Pacolli, e cila ka njoftuar se gjatë kësaj jave Inspektorati i ministrisë ka ndërmarrë masa për mbrojtjen e mjedisit dhe zbatimin e legjislacionit në fuqi.

Sponsor 3M Express

Sipas Pacollit, përveç kompanisë në Gjilan, punën janë obliguar ta ndalin edhe dy kompani në Klinë dhe një fabrikë në Lipjan, pasi kanë ushtruar veprimtarinë pa lejet përkatëse mjedisore.

Kontrollet kanë përfshirë edhe gurthyesit dhe operatorët që merren me përpunimin e mishit dhe produkteve të qumështit, me fokus në respektimin e lejeve mjedisore dhe mbrojtjen e ujërave.

Ministrja ka bërë të ditur se Inspektorati po monitoron zbatimin e vendimeve të marra, si dhe po trajton vazhdimisht ankesat e qytetarëve.

“Ndotja dhe aktivitetet në kundërshtim me ligjin nuk do të tolerohen. Inspektimet dhe masat ligjore do të vazhdojnë”, ka shkruar Pacolli.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Inspektorati i Mjedisit gjobit një kompani, tri të tjera i detyron të ndalin punën appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Vinicius e kap kundërshtarin për flokësh, VAR ia anulon golin dhe e ndëshkon me të kuq

Vinicius e kap kundërshtarin për flokësh, VAR ia anulon golin dhe e ndëshkon me të kuq

Rusia i gëzohet deklaratave të Trumpit për largimin e Zelenskyt

Rusia i gëzohet deklaratave të Trumpit për largimin e Zelenskyt

Napoli mposht Frosinonen dhe barazohet me pikë

Napoli mposht Frosinonen dhe barazohet me pikë