Gjatë një deklarate për gazetarët, Trump akuzoi Zelenskyn se po shmang mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje dhe se nuk po shfrytëzon mundësitë për t’i dhënë fund konfliktit.
“Unë sugjeroj që Ukraina të ketë një udhëheqës të ri që mund të bëjë një marrëveshje. Për ndonjë arsye, Zelensky nuk bën kurrë marrëveshje”, deklaroi Trump.

Presidenti amerikan kritikoi gjithashtu sulmet ukrainase ndaj rafinerive ruse të naftës, duke pretenduar se ato kanë ndikuar në tregjet energjetike dhe kanë sjellë pasoja ekonomike edhe për fermerët amerikanë.
Deklaratat e Trump vijnë në një moment tensionesh të shtuara mes Uashingtonit dhe Kievit, ndërsa vazhdojnë debatet për strategjinë që duhet ndjekur për t’i dhënë fund luftës. Komentet e tij pritet të nxisin reagime të forta, pasi prekin drejtpërdrejt lidershipin ukrainas dhe rolin e Zelenskyt në negociatat e mundshme për paqe.
Burimi: RTKLive




