Kajtazi shpjegon pse mund të ketë shpërthyer municioni në armën e ushtarakut të FSK-së (VIDEO)

Kajtazi shpjegon pse mund të ketë shpërthyer municioni në armën e ushtarakut të FSK-së (VIDEO)

Kajtazi shpjegon pse mund të ketë shpërthyer municioni në armën e ushtarakut të FSK-së (VIDEO)

Fadil Kajtazi, njohës i çështjeve të sigurisë, ka dhënë një shpjegim lidhur me shkaqet e mundshme që mund të kenë çuar në shpërthimin e municionit në armën e një ushtaraku të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjatë një stërvitjeje të mëhershme.

Sponsor 3M Express

Në “Edicionin Special” në Klan Kosova, Kajtazi analizoi funksionimin e mekanizmit të qitjes automatike të armës, duke përmendur disa faktorë teknikë që, sipas tij, mund të kenë shkaktuar incidentin, raporton Klankosova.tv.

Ai shpjegoi se njëri nga skenarët e mundshëm lidhet me mbinxehjen e tytës dhe folesë së saj, veçanërisht në rastet kur arma përdoret për një kohë të gjatë me qitje të shpeshta.

Sipas Kajtazit, temperatura e lartë, e kombinuar me cilësinë e dobët të municionit, mund të ndikojë në aktivizimin e parakohshëm të barutit.

Një tjetër mundësi që ai përmendi lidhet me një defekt në mekanizmin e ndezjes së fishekut, ku procesi i ndezjes mund të ndodhë para se fisheku të pozicionohet siç duhet në armë.

Për më shumë:

Lexo edhe

Emisarët amerikanë do takohen me Putinin e Zelenskyn pas bisedimeve në Abu Dabi

Emisarët amerikanë do takohen me Putinin e Zelenskyn pas bisedimeve në Abu Dabi

Behluli: E konfirmuar, Veselinoviqi udhëtoi në Turqi me pasaportë serbe (VIDEO)

Behluli: E konfirmuar, Veselinoviqi udhëtoi në Turqi me pasaportë serbe (VIDEO)

Nga Parisi drejt Dublinit, Kurti merr pjesë në Samitin e IX të Komunitetit Politik Evropian

Nga Parisi drejt Dublinit, Kurti merr pjesë në Samitin e IX të Komunitetit Politik Evropian

Kajtazi shpjegon pse mund të ketë shpërthyer municioni në armën e ushtarakut të FSK-së (VIDEO) | Momenti