Gazetarja nga Lugina e Preshevës, Ardita Behluli ka dhënë detaje lidhur me raportimet për ikjen nga Serbia të Zvonko Veselinoviqit dhe udhëtimit të tij drejt Turqisë.

Në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, Behluli ka bërë të ditur se është konfirmuar zyrtarisht që Veselinoviqi ka udhëtuar drejt Stambollit me pasaportë serbe.
“Për Veselinoviqin është konfirmuar zyrtarisht se ai ka udhëtuar në Stamboll të Turqisë me pasaportë serbe. Ai besohet se mund të qëndrojë në Turqi si udhëtar, nëse nuk ka pengesa ligjore”, deklaroi mes tjerash Behluli.
Gjithashtu, ajo përmendi edhe rastin e Radoiçiqit, duke theksuar se Serbia nuk ka ndërmarrë një procedurë penale aktive ndaj tij.
Për më shumë:





