Jetoi me familjen Hila për disa muaj, Vesa Smolica: Me sytë e mi nuk kam parë asgjë

Jetoi me familjen Hila për disa muaj, Vesa Smolica: Me sytë e mi nuk kam parë asgjë

Jetoi me familjen Hila për disa muaj, Vesa Smolica: Me sytë e mi nuk kam parë asgjë

Këngëtarja Vesa Smolica ka folur publikisht për lidhjen e saj me familjen Hila, në një kohë kur emri i kompozitorit Adrian Hila është përfshirë në një skandal që ka marrë vëmendje të madhe në publik.

Sponsor 3M Express

Në një intervistë për Kosova Today, Vesa tregoi se familjen Hila e njeh që nga mosha 12-vjeçare, kur mori pjesë në “Gjeniu i Vogël”.

Ajo rrëfeu se gjatë asaj kohe udhëtonte nga Gjakova në Tiranë së bashku me prindërit për të marrë pjesë në program.

Foto: YouTube

“Unë e njoh familjen Hila prej moshës 12-vjeçare, kur kam marrë pjesë te ‘Gjeniu i Vogël’. Kam qenë një prej fëmijëve fenomen, sepse kam pasur zërin më të pjekur. Për katër muaj kam bërë rrugë Gjakovë-Tiranë bashkë me prindërit e mi”, tregoi këngëtarja.

Vesa tha se, pasi familja e saj nuk kishte mundësi ta dërgonte çdo javë në Tiranë, prindërit e saj u lidhën me organizatorët dhe me bashkëshorten e Adrian Hilës, Klaudian.

Sipas saj, ajo u pranua të qëndronte në shtëpinë e familjes Hila për rreth katër muaj.

Duke iu referuar reagimit të mëparshëm, Vesa sqaroi se nuk kishte synuar të komentonte apo të shfrytëzonte skandalin, por të shprehte mirënjohjen e saj për familjen që e kishte ndihmuar në një periudhë të rëndësishme të jetës së saj.

“Në reagimin tim nuk e kam përmendur skandalin, as nuk e kam shfrytëzuar. Unë e kam njohur dhe kam dashur të ndaj mirënjohje për atë familje. Një privatësi që është bërë spektakël publik. Kam dashur të lartësoj gratë e asaj familjeje që i kam njohur nga afër, me tregu mirënjohje”, u shpreh ajo.

Artistja theksoi se me Adrianin ka pasur më shumë komunikim në aspektin profesional, ndonëse me gruan e tij ka pasur kontakt gjatë kohës kur qëndronte në familjen e tyre.

– YouTube www.youtube.com

“Me Adin kam pasur më shumë komunikim profesional, kam folur më shumë për pjesën profesionale.

Sa i përket Klaudias, kam qenë gjithë kohën në mbikëqyrjen e saj”, tha Vesa.

Në fund, Smolica u distancua nga çdo koment mbi atë që ka ndodhur, duke theksuar se nuk ka parë personalisht asgjë dhe se për këtë çështje duhet të flasin organet kompetente.

“Unë nuk kam fare lidhje në këtë pikë. Me sytë e mi nuk kam parë asgjë, janë organet kompetente që merren me këtë çështje. Unë jam trajtuar shumë mirë”, përfundoi ajo. /Telegrafi/

Lexo edhe

Tragjedi në Ukrainë: Bombat ruse godasin dy autobusë, 30 të vrarë e 18 të plagosur

Tragjedi në Ukrainë: Bombat ruse godasin dy autobusë, 30 të vrarë e 18 të plagosur

Rama uron presidenten: Person që bashkon komunitetin, një mikeshë, një person i mrekullueshëm

Rama uron presidenten: Person që bashkon komunitetin, një mikeshë, një person i mrekullueshëm

Anne Carson fiton Çmimin Nobel për Letërsi

Anne Carson fiton Çmimin Nobel për Letërsi

Jetoi me familjen Hila për disa muaj, Vesa Smolica: Me sytë e mi nuk kam parë asgjë | Momenti