Ish-presidentja Vjosa Osmani reagon për rastin tragjik në Gjilan

Ish-presidentja Vjosa Osmani reagon për rastin tragjik në Gjilan

Ish-presidentja Vjosa Osmani reagon për rastin tragjik në Gjilan

Një tragjedi e rëndë ndodhi pasditen e sotme në fshatin Livoç të Ulët të Gjilanit, ku u vranë dy persona, vëlla dhe motër, rreth 30-vjeçarë.

Sponsor 3M Express

Rreth rastit të rëndë ka reaguar edhe ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ajo përmes një reagimi në Facebook ka thënë se gratë nuk duhet të vdesin që institucionet të zgjohen.

“Një shoqëri që vajton pas çdo vrasjeje, por nuk arrin ta ndalë dhunën para se të jetë tepër vonë, duhet të përballet me përgjegjësinë e saj.Një grua e re dhe vëllai i saj sot u vranë nga bashkëshorti i saj. Dhe asnjë fjalë nuk mjafton për ta përshkruar këtë tmerr. Gratë nuk duhet të vdesin që institucionet të zgjohen. Kërcënimet nuk duhet të përfundojnë në arkiv, e dhuna nuk duhet të përfundojë në varreza. Drejtësi për viktimat. Përgjegjësi për çdo dështim. Veprim, jo fjalë.  Asnjë jetë më pak! Asnjë justifikim më shumë!”

Lexo edhe

Vdes në moshën 62-vjeçare rokeri legjendar kroat, Goran Bare

Vdes në moshën 62-vjeçare rokeri legjendar kroat, Goran Bare

UEFA dënon Serbinë për shkeljet e shumëfishta

UEFA dënon Serbinë për shkeljet e shumëfishta

Trump vendos sanksione ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale, pak pasi ish-gjyqtarja e saj fitoi Nobelin për Paqe

Trump vendos sanksione ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale, pak pasi ish-gjyqtarja e saj fitoi Nobelin për Paqe