Ish-presidentja Jahjaga reagon për rastin në Gjilan, ka disa fjalë për institucionet

Ish-presidentja Jahjaga reagon për rastin në Gjilan, ka disa fjalë për institucionet

Ish-presidentja Jahjaga reagon për rastin në Gjilan, ka disa fjalë për institucionet

Ish presidentja, Atifete Jahjaga ka reaguar nëpërmjet një postimi në Facebook për vrasjen e dyfishtë në Livoç të Gjilanit, që tronditi mbrëmë Kosovën.

Sponsor 3M Express

Jahjaga ka theksuar se asnjë grua nuk duhet të jetojë me frikën se mund të vritet dhe asnjë grua nuk duhet ta paguajë me jetë të drejtën e lirë, e sigurt dhe me dinjitet.

“…Edhe sa jetë duhet të shuhen që dhuna ndaj grave mos të trajtohet vetëm si një tragjedi e radhës? Ngjarja e rëndë dje në Gjilan na tronditi thellësisht por përtej dhimbjes dhe tronditjes, duhet të përballemi me një realitet të hidhur që ende jetojmë në një shoqëri ku gratë humbin jetën pikërisht nga ata pranë të cilëve duhen të ndihen të sigurta. Asnjë grua nuk duhet të jetojë me frikën se mund të vritet dhe asnjë grua nuk duhet ta paguajë me jetë të drejtën për të jetuar e lirë, e sigurt dhe me dinjitet…”, ka shkruar ajo.

Jahjaga tha se vrasja e grave nuk është një tragjedi individuale e as një çështje private familjare, por përgjegjësi e gjithë shoqërisë dhe institucioneve.

“…Vrasja e grave nuk është thjesht një tragjedi individuale e as një çështje private familjare. Por as nuk është betejë vetëm e grave, ajo është përgjegjësi e gjithë shoqërisë dhe institucioneve që të sfidojmë mentalitetet që e normalizojnë dhunën, heshtjen që e toleron atë dhe çdo përpjekje për ta justifikuar apo minimizuar”.

“Familjeve që sot vajtojnë humbjen e më të dashurve të tyre u shpreh ngushëllimet e mia më të thella ndërsa personit të plagosur i uroj shërim të shpejtë. Një shoqëri nuk mund të quhet e drejtë dhe e barabartë përderisa gratë duhet të luftojnë edhe për të drejtën më themelore, të drejtën për të jetuar…”, deklaroi ish-presidentja Jahjaga. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Moti ekstrem godet Italinë, ujërat marrin veturat dhe përmbytin qytetet – pamje dramatike

Moti ekstrem godet Italinë, ujërat marrin veturat dhe përmbytin qytetet – pamje dramatike

Ndahet nga jeta polici Afrim Syla, Sindikata shpreh ngushëllime

Ndahet nga jeta polici Afrim Syla, Sindikata shpreh ngushëllime

Shtatë të vrarë nga sulmi rus në Ukrainë, tre prej tyre fëmijë

Shtatë të vrarë nga sulmi rus në Ukrainë, tre prej tyre fëmijë