I caktohet masa zyrtarit të Kryeqytetit, i dyshuar për zbulim të fshehtësisë për prona

I caktohet masa zyrtarit të Kryeqytetit, i dyshuar për zbulim të fshehtësisë për prona

I caktohet masa zyrtarit të Kryeqytetit, i dyshuar për zbulim të fshehtësisë për prona

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit N.A., i dyshuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, zbulim të fshehtësisë zyrtare dhe marrje ryshfeti.

Sponsor 3M Express

Në vend të paraburgimit, gjykata i ka caktuar të pandehurit masën e ndalimit për t’iu afruar vendeve apo personave të caktuar, si dhe masën e paraqitjes në stacionin policor, për një periudhë njëmujore, nga 13 tetori deri më 13 nëntor 2026.

Sipas njoftimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, N.A. është obliguar që të mos u afrohet në distancë prej 200 metrash Komunës së Prishtinës, përkatësisht vendit të tij të punës, si dhe Agjencisë Kadastrale të Kosovës (AKK).

Gjykata ka bërë të ditur se mosrespektimi i masave të shqiptuara mund të çojë në caktimin e masës së paraburgimit, transmeton Klankosova.tv.

Pas dëgjimit të palëve në procedurë dhe shqyrtimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se masat e shqiptuara janë të mjaftueshme për të siguruar zhvillimin e papenguar të procedurës penale.

Po ashtu, Policia e Kosovës është obliguar të verifikojë zbatimin e këtyre masave dhe, në rast të mosrespektimit të tyre, ta informojë gjyqtarin e procedurës paraprake.

Palët e pakënaqura me këtë vendim kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Lexo edhe

Protesta në Tiranë përshkallëzohet, protestuesit hedhin gurë dhe molotovë drejt Kryeministrisë

Protesta në Tiranë përshkallëzohet, protestuesit hedhin gurë dhe molotovë drejt Kryeministrisë

Ballkani U19 eliminohet nga UEFA Youth League

Ballkani U19 eliminohet nga UEFA Youth League

Italia synon të vendosë radarë mbrojtës në Ballkan

Italia synon të vendosë radarë mbrojtës në Ballkan

I caktohet masa zyrtarit të Kryeqytetit, i dyshuar për zbulim të fshehtësisë për prona | Momenti